Ka nisur me sukses akcioni për renovimin e Xhamisë së Bashkësisë Lokale Zarbicë, ku nga dita në ditë po shtohet numri i bamirësve që po i bashkohen kësaj vepre të hajrit.
Përmes një njoftimi, Këshilli Organizativ ka bërë të ditur ecurinë e grumbullimit të mjeteve financiare dhe materialeve të nevojshme për realizimin e plotë të projektit.
Gjatë javës së parë të aksionit janë grumbulluar gjithsejtë 2.400 euro, ndërsa gjatë javës së dytë mbështetja ka vazhduar me edhe 970 euro të tjera.
Deri më tani, totali i përgjithshëm i mjeteve financiare të grumbulluara arrin në 3.370 euro.
Përveç mjeteve monetare, projektit i janë bashkuar edhe bamirës me kontribute direkte në materiale ndërtimore, duke dhuruar: 8 dritare për nevojat e objektit të Xhamisë, të gjitha xhamat e nevojshëm për dritaret, të gjithë granitin dhe mermerin që kërkohet për realizimin e plotë të projektit.
Organizatorët shprehin falënderimet më të sinqerta për të gjithë kontribuesit për bujarinë dhe gatishmërinë e tyre, ndërsa u bëjnë thirrje edhe bashkëatdhetarëve nga mërgata, banorëve të Malësisë dhe të gjithë dashamirëve që t’i bashkohen kësaj iniciative për ta çuar deri në fund renovimin e objektit fetar.
Përgjegjës për mbledhjen e fondeve janë caktuar Zjadin Tahiri (për Luginë), si dhe Samir Jakupi e Elbasan Shabani (për Kosovë).
