SPORT/ Nuhiu rikthehet te Drita: Kemi të njëjtat ambicie, e njoh mirë grupin

Ardian Nuhiu është shprehur i gatshëm dhe plotësisht i motivuar pas rikthimit zyrtar në krye të FC Dritës.

Tekniku shkupjan e cilësoi rikthimin në Gjilan si një përgjegjësi të madhe, por edhe si një ardhje “në shtëpi”.

​”Jam këtu për të shkruar histori. Është nder, privilegj, por edhe përgjegjësi. Jam i gatshëm për ta drejtuar këtë ekip dhe pa asnjë hezitim rikthehem përsëri në shtëpinë time. Nuk shoh prapa, por vetëm përpara,” deklaroi ai.

​Nuhiu nënvizoi se synimet e tij përkojnë me ato të klubit bardhekaqëllimor, duke vlerësuar gjithashtu ambientin dhe njohjen e grupit aktual të lojtarëve:

​”Ambiciet i kemi të njëjta, jam i etur për suksese dhe jam i vetëdijshëm se ku ka arritur skuadra. E njoh mirë grupin dhe ndihem shumë mirë këtu, ka ngrohtësi.”

Shpërndaj me të tjerët