Ardian Nuhiu është shprehur i gatshëm dhe plotësisht i motivuar pas rikthimit zyrtar në krye të FC Dritës.
Tekniku shkupjan e cilësoi rikthimin në Gjilan si një përgjegjësi të madhe, por edhe si një ardhje “në shtëpi”.
”Jam këtu për të shkruar histori. Është nder, privilegj, por edhe përgjegjësi. Jam i gatshëm për ta drejtuar këtë ekip dhe pa asnjë hezitim rikthehem përsëri në shtëpinë time. Nuk shoh prapa, por vetëm përpara,” deklaroi ai.
Nuhiu nënvizoi se synimet e tij përkojnë me ato të klubit bardhekaqëllimor, duke vlerësuar gjithashtu ambientin dhe njohjen e grupit aktual të lojtarëve:
”Ambiciet i kemi të njëjta, jam i etur për suksese dhe jam i vetëdijshëm se ku ka arritur skuadra. E njoh mirë grupin dhe ndihem shumë mirë këtu, ka ngrohtësi.”
