LOKALE/ Llashtica falënderon donatorët për projektin e “Tri Shkronjave të UÇK-së”

Ka përfunduar me sukses të plotë projekti i madh symbolik “Tri Shkronjat e UÇK-së” në fshatin Llashticë të Gjilanit. Këshilli organizativ ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka falënderuar publikisht të gjithë donatorët, bizneset dhe vullnetarët që mundësuan realizimin e kësaj vepre.

​Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga organizatorët, vlera totale e financimit dhe realizimit të projektit arrin shifrën prej 57,348.50 eurove.

​Për hir të transparencës publike, Këshilli ka publikuar të gjithë emrat e donatorëve, kompanive mbështetëse, si dhe pasqyrën e detajuar të shpenzimeve e shërbimeve që u dhanë falas gjatë punimeve.

​”Në emër të organizatorëve, ju falënderojmë secilin prej jush veç e veç për kontributin, mbështetjen dhe ndihmën e dhënë. Ishte një angazhim i madh që kërkoi shumë punë, përkushtim dhe sakrificë. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që punuan pa ndërprerë deri në përfundimin e këtij projekti madhështor,” thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Nga Këshilli Organizativ,  i përbërë nga Naser Ibishi, Bedredin Selimi, Erduan Banushi dhe Azem Hyseni,  kanë bërë të ditur se lista e donatorëve është e hapur për çdo përmirësim teknik nëse pa dashje është lënë ndonjë emër jashtë saj, duke ftuar qytetarët të kontaktojnë për çdo korrigjim.

Shpërndaj me të tjerët