Një ngjarje jo e zakonshme dhe mjaft e ngrohtë ka ndodhur gjatë kltyre futëve në Drejtorinë e Administratës në Gjilan, ku një qytetare që jeton dhe vepron në Zvicër ka lënë një mesazh të veçantë.
Ajo ka zgjedhur që falënderimin e saj për shërbimin, korrektësinë dhe respektin e treguar ndaj mërgimtarëve ta shprehë në mënyrë tradicionale, përmes një lettre të shkruar me dorë.
Ky gjest ka prekur dhe ka gëzuar pa masë stafin e kësaj drejtorie, të cilët e kanë vlerësuar si një motivim të jashtëzakonshëm për punën e tyre të përditshme.
“Kur puna vlerësohet nga qytetarët, na jep edhe më shumë vullnet për të punuar! Një mesazh i tillë i ardhur nga një bashkatdhetare na gëzon dhe na jep motivim të veçantë për të vazhduar me përkushtim në shërbim të gjithë qytetarëve,” është shprehur stafi i drejtorisë, në krye me drejtorin Elbasan Shabani.
Në Administratën e Gjilanit theksojnë se respekti, komunikimi i mirë dhe bashkëpunimi mes udhëheqësve dhe zyrtarëve janë çelësi kryesor i suksesit dhe i shërbimit cilësor për të gjithë qytetarët e mërgimtarët.
