Nisma e rëndësishme kulturore merr mbështetjen e plotë të organeve komunale të Gjilanit dhe stafit të bibliotekës.
Një pjesë e fondit të librave të Bibliotekës Komunale “Fan S. Noli” do të dhurohet me qëllim krijimin e një biblioteke të re në Kosovën Lindore, duke i ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar atje për pasurimin e jetës kulturore e arsimore.
Lajmin e ka bërë të ditur Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra, me prejardhje nga Malësia e Bujanocit dhe ish-punonjës i bibliotekës në Gjilan, cili është edhe iniciatori i këtij projekti.
Përmes një deklarate, Kadriu ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e marrë nga të gjitha strukturat përkatëse:
“Falënderoj organet komunale, kryetarin Alban Hyseni, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), si dhe stafin e bibliotekës për përkrahjen e kësaj nisme të rëndësishme,” u shpreh ai.
Kjo iniciativë synon të forcojë lidhjet kulturore dhe të lehtësojë qasjen në literaturë shqipe për banorët e Kosovës Lindore, duke pasuruar fondin e librave për lexuesit e atjeshëm.
