Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, është pritur në një takim zyrtar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu. Fieri i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy institucioneve, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe reagimit efikas në situata emergjente.
Gjatë bashkëbisedimit u vendos theksi te rëndësia e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen e qytetarëve dhe garantimin e funksionimit të paanshëm të shërbimeve bazë.
Drejtori Enver Shabani theksoi se komunikimi dhe koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe KRU “Hidromorava” është i domosdoshëm, sidomos gjatë përballjes me fatkeqësi natyrore, vërshime, zjarre apo situata të tjera që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë publike dhe në infrastrukturën e furnizimit me ujë të pijshëm.
Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu, shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e këtij partneriteti institucional.
Ai nënvizoi mbështetjen e ndërmarrjes për çdo aktivitet që kontribuon në rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.
Në përmbyllje të takimit, të dyja palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vijojë përmes shkëmbimit të rregullt të informacioneve, koordinimit të veprimeve në terren dhe forcimit të kapaciteteve reaguese në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.
