Futbolli femëror në Gjilan vazhdon të nxjerrë talentë të mëdhenj.
Mesfushoret gjilanase Ema Malliqi dhe Leona Maloku kanë marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës U18 për të përfaqësuar vendin në Lojërat e ardhshme Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të dyja futbollistet janë pjesë e klubit të KF Prishtina, ku Malliqi aktivizohet me skuadrën e seniorëve, ndërsa Maloku luan për kadetet.
Paraqitjet e tyre të shkëlqyera në mesfushë kanë bërë që përzgjedhësit e Kosovës t’u besojnë një vend në listën përfundimtare për këtë ngjarje madhore sportive.
Në turneun e futbollit për femra, Kosova U18 është në një grup mjaft sfidues:
Grupi B:
- 🇽🇰 Kosova
- 🇮🇹 Italia
- 🇸🇮 Sllovenia
Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Itali nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026, ku vashat tona do të kërkojnë të lënë gjurmë përballë kundërshtarëve të fortë evropianë.
