SPORT/Dy futbolliste gjilanase ftohen nga Kosova U18 për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Futbolli femëror në Gjilan vazhdon të nxjerrë talentë të mëdhenj.

Mesfushoret gjilanase Ema Malliqi dhe Leona Maloku kanë marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës U18 për të përfaqësuar vendin në Lojërat e ardhshme Mesdhetare “Taranto 2026”.

​Të dyja futbollistet janë pjesë e klubit të KF Prishtina, ku Malliqi aktivizohet me skuadrën e seniorëve, ndërsa Maloku luan për kadetet.

Paraqitjet e tyre të shkëlqyera në mesfushë kanë bërë që përzgjedhësit e Kosovës t’u besojnë një vend në listën përfundimtare për këtë ngjarje madhore sportive.

​Në turneun e futbollit për femra, Kosova U18 është  në një grup mjaft sfidues:

Grupi B:

  • ​🇽🇰 Kosova
  • ​🇮🇹 Italia
  • ​🇸🇮 Sllovenia

​Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Itali nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026, ku vashat tona do të kërkojnë të lënë gjurmë përballë kundërshtarëve të fortë evropianë.

Shpërndaj me të tjerët