TASH ËSHTË KOHA PËR TË QENË MASIVISHT NË “FADIL VOKRRI”!
Thirrje për mobilizim të përgjithshëm: Të enjten të gjithë në mbështetje të Dritës në Evropë
Të enjten, FC Drita zbret sërish në tapetin e blertë të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë për të zhvilluar një tjetër përballje të rëndësishme evropiane kundër skuadrës Inter d’Escaldes.
Këtë herë nuk ka asnjë arsyetim për të munguar! Gjilanasit dhe të gjithë adhuruesit e futbollit ftohen t’i bashkohen mbështetjes masive për klubin e zemrës në këtë rrugëtim historik.
E dimë se rruga, udhëtimet dhe kolonët janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë tash e sa vite, por pikërisht tani është momenti kur skuadra ka më së shumti nevojë për frymën dhe energjinë e tifozëve që po shkruajnë historinë e Dritës në Evropë.
Mobilizohuni dhe ejani në Prishtinë!
Andaj, mos mungoni! Organizohuni me shoqëri, mbushni shkallët e stadiumit dhe bëhuni lojtari i 12-të i skuadrës. Drita ka nevojë për secilin prej nesh, për çdo zë, thirrje e duartrokitje!
98 për 47.
DFC për Intelektualët.
Të bashkuar për histori!
