SPORT/Drita ka nevojë për zërin tënd, të enjten të gjithë në “Fadil Vokrri” për historinë!

TASH ËSHTË KOHA PËR TË QENË MASIVISHT NË “FADIL VOKRRI”!

Thirrje për mobilizim të përgjithshëm: Të enjten të gjithë në mbështetje të Dritës në Evropë

​Të enjten, FC Drita zbret sërish në tapetin e blertë të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë për të zhvilluar një tjetër përballje të rëndësishme evropiane kundër skuadrës Inter d’Escaldes.

​Këtë herë nuk ka asnjë arsyetim për të munguar! Gjilanasit dhe të gjithë adhuruesit e futbollit ftohen t’i bashkohen mbështetjes masive për klubin e zemrës në këtë rrugëtim historik.

​E dimë se rruga, udhëtimet dhe kolonët janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë tash e sa vite, por pikërisht tani është momenti kur skuadra ka më së shumti nevojë për frymën dhe energjinë e tifozëve që po shkruajnë historinë e Dritës në Evropë.

Mobilizohuni dhe ejani në Prishtinë!

​Andaj, mos mungoni! Organizohuni me shoqëri, mbushni shkallët e stadiumit dhe bëhuni lojtari i 12-të i skuadrës. Drita ka nevojë për secilin prej nesh, për çdo zë, thirrje e duartrokitje!

98 për 47.

DFC për Intelektualët.

Të bashkuar për histori!

Shpërndaj me të tjerët