SPORT/ SC Gjilani prezanton kartelat sezonale, ja sa kushtojnë

Klubi i futbollit SC Gjilani ka prezantuar zyrtarisht kartelat sezonale për të gjitha ndeshjet e kampionatit të ri.

Përmes një mesazhi me doza të forta emocionale, klubi kuqebsrdhë u bën thirrje të gjithë tifozëve që të jenë pranë skuadrës gjatë gjithë rrugëtimit të këtij sezoni.

​Çmimi i kartelës sezonale është caktuar në 50 euro, duke u ofruar mbështetësve mundësinë për të ndjekur të gjitha sfidat si vendas në kushte më të favorshme.​

Një sezon i tërë me GJILANIN. Zgjedhja është e jotja. Zemra e di përgjigjen,” thuhet në njoftimin e klubit kuq e bardhë.

Kartelat tashmë janë në shitje dhe klubi pret një mbështetje të fuqishme nga shkallët e stadiumit për të shtyrë ekip drejt objektivave në këtë edicion garues.

Shpërndaj me të tjerët