LOKALE/Inspeksioni në Gjilan rrënon objektin pa leje dhe liron hapësirën publike

​Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka realizuar rrënimin e një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale në lagjen “Arbëria”, i cili ishte i uzurpuar nga personi me inicialet T.S. për më shumë se dy dekada.

​Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht palës i ishte dhënë afat kohor për ta larguar objektin/shtallën në mënyrë vullnetare.

Pasi ky afat nuk u respektua, Drejtoria e Inspeksionit shqiptoi gjobë për shfrytëzim të paautorizuar të hapësirës publike.

​Për shkak se objekti nuk u largua as pas ndëshkimit me gjobë, organet komunale ekzekutuan vendimin për lirimin e pronës përmes rrënimit dhe pastrimit të tërësishëm të terrenit.

​Nga kjo drejtori bëjnë me dije se ky aksion është pjesë e angazhimit për t’u rikthyer qytetarëve hapësirat e uzurpuara.

Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë banorëve që të respektojnë normativat ligjore, në mënyrë që pronat komunale të mbeten të lira, të sigurta dhe të qasshme për të gjithë.

Shpërndaj me të tjerët