FC Drita nuk ka arritur të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas, duke barazuar me rezultat 2:2 përballë skuadrës nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, në ndeshjen e parë kualifikuese.
Përkundër angazhimit dhe rasteve të krijuara, skuadra gjilanase nuk arriti të ndërtojë një avantazh të favorshëm për sfidën e kthimit, duke e lënë tërësisht të hapur çështjen e kualifikimit.
Ndeshja dhuroi dinamikë të lartë dhe katër gola. Për FC Dritën, rrugën e rrjetës e gjeti Hajdin Salihu, i cili shënoi një gol të bukur me kokë, si dhe sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili mposhti portierin kundërshtar për të mbajtur gjallë shpresat e vendësve.
Nga ana tjetër, mysafirët u treguan mjaft të rrezikshëm në kundërsulme dhe shfrytëzuan hapësirat në mbrojtje, ku golat për Inter D’Escaldes u realizuan nga Berlanga dhe Lopez.
Me këtë barazim 2:2, fati i kualifikimit do të përcaktohet saktësisht pas një jave.
FC Drita do të udhëtojë drejt Andorrës për ndeshjen e kthimit, ku do të kërkojë me çdo kusht fitoren për të siguruar kalimin në raundin tjetër.
