HUMANE/ Major Agim Lipovica dhuron gjak për herë të 27-të: “Një veprim i vogël për mua, jetë për dikë”

​Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, major Agim Lipovica, ka vazhduar traditën e tij humane duke u bërë sërish shembull për komunitetin.

Ai i është përgjigjur aksionit për dhurimin e gjakut, duke shënuar kështu herën e 27-të që bëhet pjesë e kësaj kauze fisnike.

​Përmes një mesazhi sensibilizues, major Lipovica ka theksuar rëndësinë e madhe që ka ky akt solidariteti për shpëtimin e jetëve të njerëzve në nevojë.

Sot për herë të 27-të dhurova gjak. Një veprim i vogël për mua, por që për dikë mund të jetë shpresë dhe jetë,” është shprehur Lipovica.

​Akti i tij shërben si një apel i hapur për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksioneve të tilla vullnetare, pasi një dozë e vetme gjaku mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes për pacientët në spitale.

Major Lipovica njihet si dhurues i rregullt dhe i përhershëm i gjakut, duke treguar përkushtim jo vetëm përmes detyrës zyrtare në uniformë, por edhe përmes humanizmit në jetën e përditshme.

Shpërndaj me të tjerët