Hotel Gallery ka hapur dyert si nikoqir i Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të Rinj dhe të reja U15, një ngjarje madhore sportive që ka bërë bashkë talentet më të mirë nga 39 shtete të ndryshme evropiane.
Gjatë zhvillimit të garave, një nga pronarët e hotelit, Shefik Rexhepi, pati nderin të merrte pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së medaljeve për fitueset e kategorisë deri në 49 kg për femra.
Përkushtimi dhe mikpritja e hotelit u vlerësuan lart edhe nga drejtuesit e këtij sporti në nivel kontinental.
Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i ndau një mirënjohje të veçantë pronarit të Hotel Gallery, Nezir Rexhepi, si shenjë falënderimi për mbështetjen e pakursyer dhe kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin e këtij kampionati.
Organizimi i një ngjarjeje të këtij niveli konfirmon kapacitetet e Hotel Gallery për të mirëpritur evenimente sportive të përmasave ndërkombëtare, duke ngritur lart emrin e vendit në arenën evropiane.
