Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, pas një sëmundjeje të pamëshirshme, Musli Kurtalani. Lajmin mortor e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
I ndjeri ishte për shumë vite punonjës i Palestrës së Sporteve në Gjilan dhe një dashamir i madh i sportit.
Ai nderohej nga respekti i kolegëve për punën, korrektësinë, kulturën dhe dashurinë që përçonte, si pjesë e një familjeje sportive dhe si qytetar i nderuar i Gjilanit.
LAJMËRIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më datë 21.08.2026 (e premte) ndërroi jetë më i dashuri ynë,
MUSLI KURTALANI
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e premte, më 21.08.2026, me faljen e namazit të drekës, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Të pikëlluar: Familja KURTALANI
