E DHEMBSHME/ Vdes tragjikisht në pushime ish-nxënësi i shkollës së artit “Adem Kastrati” në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka prekur komunitetin arsimor dhe qytetarët e Gjilanit.

Ish-nxënësi i shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”, Shpejtim Syla, ka ndërruar jetë tragjikisht gjatë kohës sa ndodhej me pushime në Shëngjin, ku sipas njoftimit të familjarëve është gjetur pa shenja jete.

​Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë drejtoria e shkollës përmes një njoftimi ngushëllues, duke shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut.

​”Me dhimbje të thellë njoftojmë se dje kemi humbur ish-nxënësin tonë, Shpejtim Syla. Drejtoria e shkollës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, profesorëve dhe të gjithë nxënësve, veçanërisht shokëve dhe bashkëmoshatarëve të tij. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm. U prehtë në paqe, shpirti i tij!”, thuhet në njoftimin e shkollës.

I ndjeri Shpejtim Syla kishte përfunduar drejtimin e Pikturës në këtë shkollë në maj të këtij viti, ku kishte ndjekur mësimet për tri vite me radhë.

Shpërndaj me të tjerët