ARSIM/Kurse pa pagesë dhe aktivitete për talentet e matematikës në Kamenicë

 Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi për mbështetjen e nxënësve të talentuar në fushën e matematikës.

​Marrëveshja u zyrtarizua nga kryetari i Shoqatës, Bregan Isufi, dhe drejtori i DKA-së, Selami Klaiqi, në prani të përfaqësuesit të degës lokale, Agon Mahmuti.

​Nga 1 shtatori do të nisë programi i trajnimeve pa pagesë për nxënësit me potencial të lartë, me qëllim përgatitjen e tyre për gara dhe olimpiada.

​Kjo marrëveshje parasheh gjithashtu:

 Organizimin e olimpiadave, kupave, kampeve dhe klubeve matematikore.

Punëtori dhe trajnime për mësimdhënësit e komunës.

Hartimin e materialeve mësimore  dhe  të detyrave, hulumtimeve dhe ligjëratave akademike.

Shfrytëzimin e hapësirave shkollore për projekte të përbashkëta.

​Përmes këtij partneriteti, identifikimi dhe zhvillimi i talenteve të reja në Kamenicë merr një formë të organizuar dhe afatgjatë.

Shpërndaj me të tjerët