E DHEMBSHME/Ndahet nga jeta në moshe të re Lina Tahiri, ish-nxënëse e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-nxënëses Lina Tahiri, pas përballjes me një sëmundje të rrallë, ka prekur thellë stafin arsimor, nxënësit dhe komunitetin e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan.

​Lina kujtohet nga të gjithë si një vajzë me vetitë më të larta njerëzore dhe akademike, e dalluar për përkushtimin e saj në mësime, mirësjelljen, korrektësinë dhe pozitivitetin që e shoqëronte në çdo hap

Varrimi i së ndjerës bëhet me namazin e akshamit në varrezat e fshatit Sllubicë.

​Më poshtë vijojnë njoftimet e shkurtuara:

NJOFTIM MORTOR NGA SHKOLLA “ABAZ AJETI”

​Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-nxënëses sonë, Lina Tahiri, pas përballjes me një sëmundje të rrallë.

​Lina ishte një nxënëse e shkëlqyeshme, e dalluar për përkushtimin në mësime, korrektësinë dhe sjelljen e saj shembullore. Pozitiviteti dhe mirësjellja e saj do të mbeten gjatë në kujtesën e shkollës sonë.

​Kolektivi i shkollës “Abaz Ajeti” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, të afërmve dhe miqve. Varrimi bëhet me namazin e akshamit, në varrezat e fshatit Sllubicë.

​U prehtë në paqe!

MESAZHI I ISH-KUJDESTARIT TË KLASËS, BREGAN ISUFI:

​Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-nxënëses sime, Lina Tahiri.

​Lina do të mbetet në kujtesën tonë si një nxënëse e shkëlqyeshme, e sjellshme dhe gjithmonë pozitive. Si kujdestar i klasës, do ta kujtoj për qetësinë dhe respektin që tregonte çdo ditë.

​Në emrin tim dhe të ish-shokëve e shoqeve të klasës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje.

​Allahu e mëshiroftë Linën dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Shpërndaj me të tjerët