Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës nga 21 deri më 27 gusht 2026, ka vazhduar zbatimin e planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Gjatë kësaj periudhe javore, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1.635 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Përveç gjobave të shqiptuara, policia ka hetuar 27 aksidente me dëme materiale si dhe 21 aksidente të tjera me persona të lënduar.
Po ashtu, për 37 ngasës është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik, ndërsa janë ndëshkuar 27 vozitës për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 15 të tjerë për mosvendosje të rripit të sigurisë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e trafikut, duke përkujtuar se shpejtësia është shkak i tragjedive dhe se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve.
