SPORT/Drita kërkon këndelljen ndaj Vushtrrisë pas eliminimit nga Evropa

​Pas përfundimit të aventurës evropiane dhe eliminimit nga skuadra e Inter d’Escaldes në Conference League, FC Drita i kthehet garave vendore.

Skuadra gjilanase sot do të përballet me Vushtrrinë në Hajvali, në kuadër të javës së tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

​Edhe pse luajnë në udhëtim, kampionët në fuqi hyjnë në këtë takim me synimin e qartë për të marrë tri pikë të plota.

Një fitore eventuale do t’i shërbente klubit jo vetëm për ecurinë në tabelë, por edhe për rikthimin e atmosferës pozitive pas zhgënjimit në garat ndërkombëtare.

​Kujtojmë se Drita e ka nisur kampionatin me fitore, pasi në ndeshjen e parë mposhti Llapin me rezultat tenisit 5:3, ndërsa sfida e javës së dytë kundër Prishtinës është shtyrë për një afat tjetër për shkak të angazhimeve të mëparshme në Evropë.

Shpërndaj me të tjerët