Pas përfundimit të aventurës evropiane dhe eliminimit nga skuadra e Inter d’Escaldes në Conference League, FC Drita i kthehet garave vendore.
Skuadra gjilanase sot do të përballet me Vushtrrinë në Hajvali, në kuadër të javës së tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe pse luajnë në udhëtim, kampionët në fuqi hyjnë në këtë takim me synimin e qartë për të marrë tri pikë të plota.
Një fitore eventuale do t’i shërbente klubit jo vetëm për ecurinë në tabelë, por edhe për rikthimin e atmosferës pozitive pas zhgënjimit në garat ndërkombëtare.
Kujtojmë se Drita e ka nisur kampionatin me fitore, pasi në ndeshjen e parë mposhti Llapin me rezultat tenisit 5:3, ndërsa sfida e javës së dytë kundër Prishtinës është shtyrë për një afat tjetër për shkak të angazhimeve të mëparshme në Evropë.
