KREATIVITET PËR HUMANIZËM/​Dy piktura të Florent Baxhukut në shërbim të nxënësve jetimë

Kreativiteti dhe solidariteti janë bërë bashkë në një iniciativë të veçantë me karakter humanitar në prag të vitit të ri shkollor. Piktori Florent Baxhuku ka vendosur që përmes artit të tij t’u dalë në ndihmë fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje.

​Artisti ka vënë në disposition dy piktura origjinale, të punuara me dorë, me qëllim që të ardhurat apo mbështetja nga donatorët të shkojnë drejtpërdrejt për pajisjen e fëmijëve jetimë me mjete mësimore.

​Sipas kësaj nisme, piktura e përmasave më të mëdha do t’i jepet atij donatori, biznesi apo kafiterie që merr përsipër të sigurojë çantat shkollore për së paku 6 fëmijë jetimë.

Ndërkaq, piktura e dytë (e përmasave më të vogla) do t’i takojë donatorit që siguron çantat dhe gjithë materialin e nevojshëm shkollor për 3 fëmijë jetimë.

​Kjo nismë tregon fuqinë e artit për të lëvizur komunitetin dhe fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, afaristët dhe donatorët që t’i bashkohen këtij aksioni fisnik, duke u bërë pjesë e gëzimit të fëmijëve për vitin e ri shkollor.

Shpërndaj me të tjerët