Shkolla e Futbollit e FC Dritës ka njoftuar se trajneri Ardian Latifi do të marrë timonin e grupmoshës U15 për sezonin e ri futbollistik.
Latifi, i cili deri më tani kishte nën drejtim ekipin U21, ka pranuar detyrën e re për t’i dalë në ndihmë akademisë pas anulimit të ligës U21 nga ky sezon dhe mbetjes pa trajner të ekipit U15.
Në këtë pozitë Latifi zëvendëson Hekuran Ismajlin, i cili u largua për arsye personale.
Me këtë rast, klubi gjilanas e ka falënderuar Ismajlin për kontributin e tij 6-vjeçar në Akademinë e FC Dritës, duke i uruar suksese në hapat e mëtejmë.
Drejtori i Akademisë, Beqir Rukovci, e ka vlerësuar lart gatishmërinë e Latifit për të marrë përsipër këtë përgjegjësi:
”E vlerësojmë shumë vendimin e Ardianit për të qenë në dispozicion të klubit dhe për të ndihmuar këtë grupmoshë. Besojmë se përvoja dhe profesionalizmi i tij do të jenë të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve tanë të rinj”, është shprehur Rukovci.
Klubi i ka uruar trajnerit të ri dhe skuadrës U15 një sezon plot suksese.
