ARSIM/Drejtoria e Arsimit në Gjilan uron për një vit të mbarë shkollor

Drejtoria e Arsimit ka uruar për një vit të mbarë shkollor të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave, duke konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor.

​Përmes një mesazhi urimi, DKA thekson se ky vit shkollor po nis me motivim e përkushtim për arritjen e sukseseve të reja dhe përballimin e sfidave.

Si DKA, bashkë me drejtuesit e shkollave, kemi bërë përgatitjet e duhura për një fillim të mbarë e shpresëdhënës. Në ditën e parë të mësimit t’i presim fëmijët tanë me gëzim, shpresë e besim në suksesin e tyre,” thuhet në urimin e DKA-së.

Një urim i veçantë u është dedikuar edhe të gjithë fillestarëve që sot ulen për herë të parë në bankat shkollore, duke u dëshiruar shëndet dhe rrugëtim të sigurt drejt dijeve

Shpërndaj me të tjerët