KV Drita në konkurrencën e meshkujve ka përmbyllur merkaton për sezonin e ri me një përforcim të rëndësishëm nga Amerika Latine.
Klubi gjilanas ka zyrtarizuar transferimin e volejbollistit nga Argjentina, Jeremias Sarmiento, i cili luan në pozitën e pranuesit.
Sarmiento vjen te KV Drita për të sjellë eksperiencë, energji dhe cilësi të reja në lojën e skuadrës.
Drejtuesit e klubit besojnë se lojtari argjentinas do të jetë një vlerë e shtuar dhe një armë shtesë në përbërje për realizimin e synimeve dhe objektivave në edicionin e ri garues.
Me ardhjen e Jeremias Sarmiento, KV Drita Meshkujt e kompleton zyrtarisht përbërjen e skuadrës, duke u shprehur e gatshme për sfidat që e presin në kampionat.
