MJEKËSI/Gjilani bëhet me specialiste të re të Patologjisë, Dr. Florë Tahiri përmbyll me sukses specializimin 5-vjeçar

​Pas një rrugëtimi pesëvjeçar të mbushur me punë, përkushtim dhe sakrifica, Gjilani është bërë me një specialiste të re të Patologjisë. Dr. Florë Tahiri ka përfunduar me sukses specializimin e saj në Prishtinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm profesional në karrierën e saj mjekësore.

​Përmes një mesazhi falënderues, Dr. Tahiri ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.

​”Pas shumë pune, përkushtimi dhe sakrificash, sot u bëra specialiste e Patologjisë. Faleminderit familjes sime, bashkëshortit Kushtrimit, të gjithë kolegëve në punë dhe specializantëve që më kanë ndihmuar, më kanë mbështetur dhe më kanë dashur gjatë këtij rrugëtimi,” ka thënë ajo.

​Ajo ka veçuar për mbështetje dhe mirëkuptim edhe drejtoreshën, Dr. Fatlinda, si dhe ka përcjellë një falënderim të veçantë për mentoren e saj.

​”Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e përjetshme për mentoren time, Dr. Rina Limani, për mbështetjen e pakushtëzuar, udhëzimin dhe besimin që më ka dhënë. Faleminderit që më ke inkurajuar të mos dorëzohem, pavarësisht gjithçkaje. Pa ty, nuk do t’ia kisha dalë. Je e madhe!”,  ka përmbyllur Dr. Florë Tahiri.

Shpërndaj me të tjerët