Poezia “Fjalës i ra lapsi” e Avdush Canajt e shndërron aktin e shkrimit në një lojë poetike plot ngjyra e tinguj, ku fjala dhe lapsi personifikohen si dy miq që kërkojnë njëri-tjetrin.
Përmes figurës së harabeles, si simbol i frymëzimit dhe i gëzimit natyror, autori tregon se mësimi dhe fletorja e detyrave nuk janë detyrim i mërzitshëm, por një pentagram imagjinative ku mendimi dhe muzika bëhen një.
FJALËS I RA LAPSI
Avdush CANAJ
Fjalës i ra lapsi
nga xhepi i këmishës
askund s’e pa.
Papritur e gjeti harabelja
te shkallët e melodisë
ia njohu kapelën.
E shkroi një këngë me ngjyra
në pentagram të ditës.
Te fletorja e detyrave
ia nisi këngës lapsi
në prehër të fjalës.
