SPORT/Feronikeli ’74 befason Dritën dhe i shkakton humbjen e parë

Pas katër disfatave radhazi, Feronikeli ’74 u rikthye te fitorja në mënyrën më të papritur, duke mposhtur kampionin në fuqi, Dritën, me rezultat minimal 1:0.

​Ndeshja e zhvilluar në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll u vendos në fillimin e pjesës së dytë, kur Avni Selmani shënoi golin e vetëm dhe të fitores për vendasit në minutën e 47-të.

​Për Feronikelin ’74 ky rezultat shërben si një pikë kthese pas një starti të dobët, ndërsa për Dritën shënon disfatën e parë këtë edicion.

​Kjo humbje për skuadrën gjilanase duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë brenda klubit, e posaçërisht për lojtarët, të cilët në fushë shfaqën mungesë idesh kreative, pa angazhimin e nivelit të duhur dhe dhanë përshtypjen e një grupi të ngopur apo të konsumuar.

Shpërndaj me të tjerët