Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të barnatoreve komunitare që operojnë në këtë territor të marrin pjesë në një takim të përbashkët pune.
Takimi do të mbahet më 21 shtator 2026, në orën 10:00, në katin e dytë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.
Qëllim kryesor i këtij takimi është koordinimi ndërmjet barnatoreve dhe institucioneve komunale për përcaktimin dhe organizimin e orarit të kujdestarisë gjatë orëve të natës dhe ditëve të fundjavës, me qëllim që qytetarëve t’u garantohet qasje e pandërprerë në shërbime farmaceutike.
Përveç planifikimit të orarit të kujdestarisë, gjatë takimit do të trajtohen edhe çështje të tjera që synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve farmaceutike në komunë.
Nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë nëvizuar se pjesëmarrja e të gjithë përfaqësuesve të barnatoreve është e një rëndësie të veçantë për të ndërtuar një sistem funksional, të koordinuar dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Gjilanit.
