MJEKËSI/Barnatoret e Gjilanit ftohen në takim për organizimin e kujdestarisë natën dhe vikendeve

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të barnatoreve komunitare që operojnë në këtë territor të marrin pjesë në një takim të përbashkët pune.

​Takimi do të mbahet më 21 shtator 2026, në orën 10:00, në katin e dytë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.

​Qëllim kryesor i këtij takimi është koordinimi ndërmjet barnatoreve dhe institucioneve komunale për përcaktimin dhe organizimin e orarit të kujdestarisë gjatë orëve të natës dhe ditëve të fundjavës, me qëllim që qytetarëve t’u garantohet qasje e pandërprerë në shërbime farmaceutike.

​Përveç planifikimit të orarit të kujdestarisë, gjatë takimit do të trajtohen edhe çështje të tjera që synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve farmaceutike në komunë.

​Nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë nëvizuar se pjesëmarrja e të gjithë përfaqësuesve të barnatoreve është e një rëndësie të veçantë për të ndërtuar një sistem funksional, të koordinuar dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët