Në kuadër të vizitave për përcjelljen e mbarëvajtjes së punës në institucionet arsimore, sot në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulet “Liria” në Pogragjë, u zhvillua një vizitë pune nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Jeton Rexhepi, i shoqëruar nga shefi i Arsimit, Artan Sermaxhaj.
Krerët e arsimit komunal u pritën nga drejtori i shkollës, Avdil Islami, si dhe nga kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës, Ismajlhaki Mustafa.
Gjatë takimit u bashkëbisedua shtruar lidhur me mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, organizimin e punës në këtë vatër diturie, si dhe sfidat e vështirësitë që mund të paraqiten gjatë zhvillimit të procesit mësimor.
Në kuadër të këtij takimi pune u konfirmua gatishmëria e dypalëshme për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale, me synim të përbashkët rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Liria”.
Nga ana e saj, drejtoria e shkollës në Pogragjë shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për përfaqësuesit e DKA-së, Jeton Rexhepi dhe Artan Sermaxhaj, për vëmendjen, përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me këtë institucion arsimor./dita24h/
