LOKALE/Kërkohet që eshtrat e Idriz Seferit dhe Ramiz Cërnicës të zhvendosen në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan

Ish-zëdhënësi i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut, Ismet Sylejmani, përmes një njoftimi publik i është drejtuar institucioneve kompetente dhe udhëheqjes së Komunës së Gjilanit me një propozim për kompletimin e Kompleksit të Varrezave të Dëshmorëve.

​Sylejmani ka propozuar që në Kompleksin e Varrezave në Kodrën e Dëshmorëve të sjellin eshtrat e kolosëve të historisë kombëtare, Idriz Seferit dhe Ramiz Cërnicës, si dhe të figurave të tjera madhore të trevës.

​Kjo kërkesë është bërë me rastin e shënimit të 27-vjetorit të rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Gjilan, proces ky i zhvilluar më 17 shtator 1999.

Në fjalën e tij, Sylejmani kujtoi se zgjedhja e lokacionit të atëhershëm në Popovicë (sot Kodra e Dëshmorëve) u bë në bashkëpunim mes strukturave të dalë nga lufta dhe komandës së ushtrisë amerikane (US ARMY).

​Përveç propozimit për rivarrimin e figurave historike, i është kërkuar udhëheqjes komunale që data 17 shtator të përfshihet zyrtarisht në kalendarin e ditëve të shënuara të Komunës së Gjilanit, në ndenerim të sakrificës së rënëve për liri.

Shpërndaj me të tjerët