SPORT/Disfata e Gjilanit në shtëpi, Prishtina merr fitoren e gjashtë radhazi

Gjilani nuk ka arritur të shfrytëzojë përparësinë e fushës vendëse, duke pësuar humbje përballë Prishtinës me rezultat 2:1, në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

​Me këtë sukses, skuadra kryeqytetase po kalon nëpër një formë të shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e gjashtë rresht, ndonëse ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në krahun tjetër, për Gjilanin kjo përbën disfatën e dytë gjatë këtij edicioni garues.

​Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të, kur Arijanit Fazlija shënoi nga një pozitë ballore.

Portieri i Gjilanit, Çoriç, pse e preku topin, nuk arriti ta ndalte atë plotësisht. Megjithatë, reagimi i vendasve qe i menjëhershëm.

Vetëm pesë minuta më vonë, mesfushori defanziv Boshnjaku realizoi një gol të bukur me një gjuajtje të fortë e precize, duke barazuar shifrat në 1:1.

​Në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, Anio Poçi u tregua i saktë me kokë, duke kaluar sërish Prishtinën në epërsi prej 2:1.

Ndonsë nga minuta e 82-të kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, ata arritën ta mbronin rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit.

Shpërndaj me të tjerët