SIGURI/Arrestohen 9 persona në Zubin Potok për krime lufte kundër popullsisë civile

​Arrestohen 9 persona në Zubin Potok të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, në kuadër të një operacioni të përbashkët të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

​Operacioni i koduar ”Dosja 23” është realizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, e mbështetur edhe nga njësitë e tjera të specializuara policore.

​Aksioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës bëjnë të ditur se detaje të mëtejshme rreth rrjedhës së operacionit dhe veprimeve të ndërmarra do të bëhen publike në momentin që informacioni të jetë i disponueshëm për publikun.

Shpërndaj me të tjerët