ARSIM/UKZ mban provimin pranues plotësues në Fakultetin Juridik për vitin akademik 2026–2027

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) ka zhvilluar provimin pranues plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve Bachelor në Fakultetin Juridik, i vlefshëm për vitin akademik 2026–2027.

​Sipas njoftimit zyrtar, procesi i testimit u zhvillua në kushte të rregullta administrative dhe sipas të gjitha procedurave standarde të parapara nga Universiteti.

​Mbarëvajtjen e procesit e përcolli nga afër Dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, e cila konstatoi se gjithçka rrodhi pa pengesa dhe u uroi suksese të gjithë kandidatëve në këtë etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre akademik.

​Rezultatet preliminare të provimit pranues plotësues do të publikohen deri më 28 shtator 2026 në ueb-faqen zyrtare të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Shpërndaj me të tjerët