PARASHIKIMI I MOTIT/Mot i qëndrueshëm dhe mëngjese të ftohta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell, vranësira të pjesshme dhe mëngjese më të ftohta.

​Gjatë ditëve të para të javës (28–30 shtator), temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23°C, ndërsa ato minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°C.

Të hënën mund të ketë edhe reshje me rreze të kufizuar e të dobëta shiu.

​Me ardhjen e tetorit (1–2 tetor), temperaturat do të shënojnë rënie: ato minimale do të zbresin deri në 2°C, veçanërisht në zonat malore dhe të ulëta, ndërsa maksimalet nuk do t’i kalojnë 22°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e më pas nga verilindja me shpejtësi deri në 5 m/s.

​Kushtet biometeorologjike mbeten të favorshme, por ndryshimi i ndjeshëm i temperaturës mes mëngjesit dhe mesditës mund të shkaktojë shqetësime te personat me sëmundje kronike.

Shpërndaj me të tjerët