ARSIM/Hapet konkursi për trajnime pa pagesë në matematikë për nxënësit e Kamenicës

Drejtori i Arsimit në Komunën e Kamenicës, Selami Kalliqi, ka njoftuar hapjen e konkursit për regjistrimin e nxënësve në projektin e trajnimeve pa pagesë për lëndën “Matematika e Olimpiadave”.

​Konkursi do të jetë i hapur nga data 28 shtator deri më 3 tetor 2026.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave të Kamenicës, nga klasa e pestë deri në klasën e tetë (V-VIII).

​Sipas njoftimit nga drejtori Kalliqi, nxënësit që janë shpallur fitues në Olimpiadën Komunale të Matematikës për vitin shkollor 2025/2026 kualifikohen automatikisht në këtë program dhe nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri.

​Të gjithë nxënësit e tjerë të interesuar për të zhvilluar njohuritë e tyre në matematikë mund të aplikojnë përmes formularit online në linkun e mëposhtëm:

​Formulari i aplikimit

​Nga Drejtoria e Arsimit u bëhet thirrje prindërve dhe nxënësve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ngritjen e shkathtësive logjike dhe matematikore.

Shpërndaj me të tjerët