ARSIM/Instituti “Ali Hadri” dhe UKZ bëhen bashkë për Konferencën e “Flakës së Janarit”

Përfaqësues të Institutit të Historisë “Ali Hadri” kanë zhvilluar sot një takim pune me Rektoren e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) dhe Këshillin Organizues, në kuadër të përgatitjeve për Konferencën Shkencore kushtuar manifestimit “Flaka e Janarit”.

​Gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin e hapave të mëtejmë organizativë, me qëllim që kjo konferencë të realizohet me përkushtim, profesionalizëm dhe në nivelin e merituar shkencor.

​Organizatorët theksuan se bashkëpunimi mes institucioneve arsimore e kërkimore-shkencore është kyç për të ndriçuar dhe lartësuar vlerat historike e kulturore që ngërthen në vete manifestimi tradicional “Flaka e Janarit”.

Shpërndaj me të tjerët