EKONOMI/Mbi 87 mijë euro grante për bizneset në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka vazhduar për të katërtën herë mbështetjen për ndërmarrësit lokalë përmes nënshkrimit të marrëveshjes së re të bashkëpunimit me organizatën Help.

​Projekti “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, i cili financohet nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) dhe bashkëfinancohet nga komuna, kap vlerën totale prej 87,500 eurosh.

​Përmes këtij programi, më shumë se 30 biznese të reja dhe ekzistuese do të përfitojnë grante në formë të pajisjeve dhe materialeve të punës me një vlerë mesatare prej 2,500 eurosh për secilin përfitues.

Ndërmarrësit gjithashtu do të trajnohen dhe mentorohen për zhvillimin e mëtutjeshëm të veprimtarive të tyre.

Shpërndaj me të tjerët