Përmes Komisionit përzgjedhës për pranimin e kuadrit mësimor, Drejtoria Komunale e Arsimit ka publikuar vendimin për pranimin e mësimdhënësve të rinj. Ky konkurs ishte shpallur më 15 korrik 2026, gjë që ka bërë që për pothuajse një muaj të humbasë procesi mësimor për këto lëndë.
Në vendimin e publikuar nga Komisioni, janë pranuar gjithsej 28 kandidatë në këto profile: 6 edukatore, 5 mësimdhënës klasorë, 8 mësimdhënës të gjuhës shqipe, 1 i gjuhës angleze, 1 i kimisë, 2 të matematikës, 1 i biologjisë, 2 të TIK-ut, 1 i pianos dhe 1 i violinës.
Ndërkaq, për lëndët si filozofi, vizatim dhe pikturë, enterier, si dhe dizajn veshjeje, nuk është shpallur asnjë mësimdhënës i pranuar.
Në fund të njoftimit, Komisioni ka dhënë edhe këshillën juridike, sipas së cilës kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 8 ditëve pranë Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave.
