KOMBËTARE/Edhe SBASHK u bën thirrje punëtorëve të arsimit t’i bashkohen marshit të 1 tetorit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe punëtorëve të arsimit që t’i bashkohen marshit të 1 tetorit, të organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Marshi organizohet në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, nën moton “JO NË EMRIN TIM”.

​Sipas njoftimit të SBASHK-ut, ky marshim paqësor është një mundësi për të shprehur mbështetjen për vlerat e luftës çlirimtare dhe për të mbrojtur të vërtetën e dinjitetin e Kosovës.

Grumbullimi i pjesëmarrësve do të bëhet ditën e enjte, më 1 tetor 2026, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Shpërndaj me të tjerët