Pingpongistja e re kosovare nga Gjilani, Zana Bllaca, do ta përfaqësojë Kosovën në STIGA Masters U11, një prej turneve më prestigjioze evropiane për talentet e reja të tenisit të tavolinës.
Turneu do të mbahet më 24 dhe 25 tetor 2026, në Blegny të Belgjikës (në afërsi të Lièges), ku do të mbledhë 14 prej pingpongisteve dhe 14 prej pingpongistëve më të dalluar të Evropës në kategorinë U11.
Pjesëmarrja e Zana Bllacës në këtë ngjarje përbën një moment historik për pingpongun kosovar.
Ajo është pingpongistja e parë nga Kosova e ftuar zyrtarisht në STIGA Masters U11, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për sportin e vendit.
Në listën zyrtare të lojtarëve të konfirmuar, Zana Bllaca figuron në kategorinë U11 Girls Singles me sahasin shtetëror (KOS), krahas talenteve nga Turqia, Franca, Gjermania, Finlanda, Portugalia, Çekia, Rumania, Suedia, Letonia, Moldavia dhe Belgjika.
Kjo ftesë prestigjioze është rezultat i talentit, punës me përkushtim të vazhdueshëm të Zana Bllacës, si dhe mbështetjes së pashmangshme të familjes, trajnerit, klubit dhe Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Për Kosovën, kjo nuk është thjesht një pjesëmarrje në turne ndërkombëtar, por një dëshmi se talentet kosovare po depërtojnë me sukses në skenat më të larta të pingpongut evropian.
Në Blegny, Zana do të matë forcat me më të mirat e kontinentit. / dita24h /
