SPORT/Ish-portieri i Dritës Xhemal Zeqiri vazhdon kontributin në stafin teknik të Maqedonisë së Veriut U21

Ish-portieri i njohur i FC Dritës dhe i disa klubeve të njohura kosovare, Xhemal Zeqiri – Zeka, po vazhdon me sukses rrugëtimin e tij profesional si trajner.

​Zeka është pjesë e stafit teknik të Përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut, ku po jep kontributin e tij profesional në përgatitjen e talenteve të reja.

​Gjatë grumbullimit dhe stërvitjeve intensive me seleksionin e Maqedonisë së Veriut në Ohër, ai është parë gjatë një momenti relaksi pas seancave stërvitore, duke konfirmuar përkushtimin dhe atmosferën e mirë brenda taborit të përfaqësueses.

/ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët