RAJONALE/Novobërda dhe shoqata “Bereqeti” bëhen bashkë për arsimin dhe nxënësit

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Abdyl Gashi, ka pritë sot në një takim zyrtar drejtorin e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, hoxhë Xheladin Fazliu, si dhe përfaqësuesin e kësaj shoqate për Novobërdë, Nazim Gashin.

​Gjatë takimit u diskutua hapur për nevojat dhe sfidat kryesore me të cilat përballet kjo komunë, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe mbështetjen e nxënësve.

Palët shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në projekte konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet e zonës.

​Nënkryetari Gashi nëgijoi se bashkimi i vullnetit mes institucioneve dhe organizatave humanitare është çelësi për të bërë hapa të sigurt drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj. / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët