LOKALE/Drejtoresha e Shëndetësisë viziton punimet në ambulantën e re në Uglar

​Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu, e shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Dr. Merrushe Haziri, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e ambulantës së re në fshatin Uglar.

​Gjatë kësaj vizite, ato u informuan mbi ecurinë dhe dinamikën e deriaktuale të punimeve në këtë objekt shëndetësor.

​Sipas drejtorisë përkatëse, ky investim në infrastrukturën shëndetësore lokale përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kushteve të punës, ngritjes së cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe lehtësimit të qasjes së banorëve të Ugllarit në kujdesin primar shëndetësor sa më afër vendbanimit të tyre.

Shpërndaj me të tjerët