SPORT/Ja sa mijë euro do të marrë një sportist kosovar për medaljen e artë në Taranto 2026

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka aprovuar mbështetje financiare në vlerë të përgjithshme prej 70,500 euro për sportistët dhe trajnerët e Republikës së Kosovës, në bazë të rezultateve dhe medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

​Mbështetja e njëhershme financiare është përcaktuar sipas kategorive të medaljeve, ku për medaljen e artë janë ndarë 10,000 euro për sportistin dhe 5,000 euro për trajnerin, për medaljen e argjendtë 5,000 euro për sportistin dhe 2,500 euro për trajnerin, si dhe për medaljen e bronztë 3,000 euro për sportistin dhe 1,500 euro për trajnerin.

​Kjo mbështetje përbën një vlerësim institucional për rezultatet e arritura dhe kontributin e sportistëve dhe trajnerëve në përfaqësimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

​Ministria e Sportit dhe Rinisë do të vazhdojë të mbështesë sportistët dhe trajnerët, si dhe zhvillimin e sportit në vend, me synim krijimin e kushteve të përshtatshme për arritjen e rezultateve të reja në garat ndërkombëtare.

​Urime sportistëve dhe trajnerëve për rezultatet e arritura dhe faleminderit për përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës.

Shpërndaj me të tjerët