Në kuadër të muajit tetor, i cili në mbarë botën njihet si muaj i ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit, Shërbimi i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka njoftuar se po ofron shërbimin e skrining mamografisë.
Mamografia është një metodë e specializuar radiologjike, incizim i gjirit përmes rëntgenit, që shërben si një nga instrumentet kryesore për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit.
Përmes këtij njoftimi, spitali rikujton se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje do të thotë mbijetesë, duke bërë thirrje për solidaritet dhe kujdes shëndetësor:
“Ato kanë nevojë për ndihmën e kurajon tonë, ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre.”
