ARSIM/UKZ merr rol udhëheqës në projektin evropian SMART-XFER

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) ka marrë një rol drejtues në projektin evropian SMART-XFER, gjatë takimit fillestar të mbajtur më 28–29 shtator në Tiranë. UKZ u përfaqësua nga menaxherja e projektit Prof. Asoc. Dr. Detrina Alishani Sopi, u.d. Prorektori Arben Sahiti dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Xhevat Sopi.

​Si udhëheqës i Paketës së Punës 5 (“Smart City Curricula and Policy Integration”), universiteti do të koordinojë zhvillimin e kurrikulave të reja dhe mikro-kredencialeve në fushën e qyteteve të mençura, sipërmarrjes dhe inovacionit.

Synimi është përshtatja e modeleve evropiane të transferimit të teknologjisë me nevojat e Kosovës, duke lidhur arsimin me biznesin dhe institucionet publike.

​Përmes këtij projekti do të përfshihen mbi 500 studentë e kërkues të rinj shkencorë, si dhe do të ndërtohet një platformë digjitale me qasje të hapur.

UKZ do të bashkëpunojë ngushtë me sektorin privat dhe Komunën e Gjilanit për t’i orientuar kërkimet akademike drejt zgjidhjeve praktike në mobilitet urban, energji dhe qeverisje digjitale.

Shpërndaj me të tjerët